NË FERIZAJ
Për 10 ditë, tapeti i ri te lideri i ri
9 November, 2021 @22:51
Lideri i ri i Ligës së Parë Grupi B, Ferizaji, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se stadiumi i qytetit shpejt do të merr pamje të re.
Aty kanë filluar punimet për ndërrimin e tapetit me bar sintetik, ndërsa punimet do të vazhdojnë për dhjetë ditë, ashtu që të jetë gjithçka gati për vazhdimin e kampionatit pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
“Kanë filluar punimet për ndërrimin e tapetit me bari sintetik në stadiumin e qytetit. Punimet po vazhdojnë deri në orët e vona, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejtë ndërrimi i tapetit dhe të jetë i gatshëm për klubin tonë. Ky ndërrim planifikohet të përfundojë brenda dhjetë ditësh, kur futbolli vendor është në pushim pasi kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen e radhës në kualifikime për Kampionatin Botëror,” ka bërë të ditur komunikata e ferizajasve lëshuar sot.
Kujtojmë, Ferizaji që s’nisi aspak mirë kampionatin prej se ndërroi trajnerin ka regjistruar vetëm fitore dhe pas shtatë të tillave radhazi, ka marrë lidershipin në Ligën e Parë Grupi B.