KF DRITA
Nënkampionia zhvendoset në Durrës
9 November, 2021 @22:34
Ekipi nënkampion i Kosovës, Drita, ka bërë të ditur se ka marrë rrugën e bregdetit derisa të përfundojnë pushimet ekipore në javën kur luhen ndeshjet e kombëtareve.
Drita është në vend të tretë të renditjes tabelare pas 13 xhirosh të zhvilluara në Superligë, ndërsa ka vetëm dy pikë më pak se lideri, Ballkani, nga i cili humbi në xhiron e fundit 2-0.
Ekipi i Dritës tashmë dy sezone të plota po drejtohet nga kryetrajneri Ardian Nuhiu.
“Klubi ynë FC Drita për disa ditë është vendosur në Durrës, ku do të vazhdojë me përgatitje për të shfrytëzuar sa më mirë pushimin që kemi për shkak të ndeshjeve të kombëtares,” ka shkruar njoftimi i klubit sot.
Me tu kthyer nga përgatitjet Drita do të pret Drenicën në Gjilan dhe menjëherë pas saj do të ketë edhe një super-derbi, ndaj Gjilanit, para se të luajnë ndaj Dukagjinit.