SPANJA
Për fitore në Francë
26 March, 2013 @12:49
Kampioni botëror dhe europian, Spanja, pas dy barazimeve me radhë ka vënë në rrezik paraqitjen e sigurtë në “Brazili 2014”.
Barazimi i së premtes ndaj Finlandës në Spanjë 1-1, ka qenë befasues për shumëkë, mirëpo goli nuk vinte se nuk vinte përkundër se topi dhe sulmet ishin në anën e kampionëve.
Tash skuadra e Vicente Del Bosques ka një test të vështirë, por edhe vendimtar. Ata sonte janë mysafirë të Francës në Stade de France dhe kërkojnë asgjë më pak se fitorja në duel me rivalin e drejtpërdrejtë në luftë për vendin e parë të Grupit I.
Vicente Del Bosque, sipas mediave spanjolle, pritet t’ia nis me katër ndryshime në formacionin bazë në dallim prej ndeshjes me Finlandën. Kështu, Xabi Alonso, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Pedro Rodriguez do të jenë në formacionin startues, në vend të Santi Cazorlës, Cesc Fabregasit ose David Villas si dhe David Silvas.
Ndërsa mungesa e Jordi Albas, pritet të mbulohet nga Nacho Monreal.
NDESHJA E GRUPIT I:
21:00; Stade de France, Paris | Franca - Spanja |
TABELA AKTUALE E GRUPIT I:
1 | Franca | 10 pikë | 4 ndeshje të zhvilluara | |
2 | Spanja | 8 pikë | 4 ndeshje të zhvilluara | |
3 | Gjeorgjia | 4 pikë | 5 ndeshje të zhvilluara | |
4 | Bellorusia | 3 pikë | 4 ndeshje të zhvilluara | |
5 | Finlanda | 2 pikë | 3 ndeshje të zhvilluara |