BESART BERISHA
Për herë të parë me fanellën e skuadrës së re
1 July, 2014 @12:47
Sulmuesi shqiptar që po luan në Australinë e largët, Besart Berisha, ka postuar për herë të parë një fotografi me fanellën e skuadrës së tij të re, Melbourne Victory.
Berisha që nga gushti i vitit 2011, ka qenë pjesë e skuadrës Brisbane Roar, kur ishte transferuar nga Gjermania në Australi, përkatësisht nga skuadra Armenia Bielefeld, ndërsa në stinorin që e lëmë pas, arriti të shpallet kampion në Australi.
Sulmuesi 28 vjeçar gjatë edicionit 2013/14 ka shënuar gjithsej 13 gola në 20 paraqitje, përfshirë edhe fazën finale të Play Offit.