MINUTA 119
“Një centimetër nga triumfi”
1 July, 2014 @12:17
Eliminimi i Kilit nga Kampionati Botëror, e ka prekur më së shumti sulmuesin e kësaj përfaqësuese, Mauricio Pinilla.
Kjo për faktin se Pinilla shumë lehtë do të mund të shndërrohej në hero, po qe se goditja e tij e fortë në minutën 119 të ndeshjes në vend të shtyllës horizontale do të përfundonte në portë dhe rezultati do të bëhej 2-1 për Kilin, duke i dhënë fund shpresës së Brazilit për titullin e gjashtë të Botës.
Por kështu nuk ndodhi, dhe në fund ishte Brazili që e arriti kualifikimin pas ekzekutimit të penalltive.
E këtë moment dramatik, Pinilla vendosi ta kujtojë gjatë gjithë jetës, sa herë që të shikoj në pasqyre. Sulmuesi 30 vjeçar bëri tatuazh në trupin e tij me pamje të momentit të minutës 119 kur u dridh shtylla e portierit brazilian, Julio Cesar, ndërsa këtë moment e quajti “Një centimetër nga triumfi”.
Video