Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKY SPORTS

Për Ramazan, gjyqtarët do të mundësojnë pauzë në iftar

Për Ramazan, gjyqtarët do të mundësojnë pauzë në iftar


21 March, 2023 @11:52

SkySport sot ka raportuar ekskluzivisht se zyrtarët e ndeshjeve, gjyëtarët e Premier Ligës dhe të ligave tjera profesionale të futbollit anglez janë udhëzuar që të mundësojnë futbollistëve që agjërojnë gjatë Ramazanit, t’ua japin mundësinë që të prishin atë në kohë të iftarit.

Në diskutim janë vetëm minutat për këtë pauzë, ndërsa një numër i konsiderushëm i yjeve që janë myslimanë dhe luajnë në Premier Ligë dihet që agjërojnë. Mohamed Salah, Ngolo Kante, Riyad Mahrez, janë vetëm disa nga emrat e njohur të futbollistëve të dalluar të ekipeve të mëdha të Premier Ligës.

Muaji i shenjtë i Ramazanit nis të enjten, ndërsa futbollistët e Premier Ligës që agjërojnë do të mund ta prishin agjërimin nëse ndeshja e tyre është duke u luajtur në kohë të iftarit, me një pauzë pak-minutëshe nga referi kryesor. Në Ramazan agjërimi bëhet prej lindjes deri në perëndim të Diellit, derisa agjëruesit nuk hanë e nuk pinë në këtë periudhë 30-ditore prej lindjes deri në perëndim të Diellit.


 
Të gjitha lajmet nga