MANCHESTER CITY

Premier League/Facebook
Për turizëm në Londër
8 January, 2014 @22:46
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Ligës ndërmjet Manchester Cityt dhe West Ham Unitedit ka dhënë finalistin e parë të kësaj gare.
Fitorja e thellë e qytetarëve të Manchesterit prej 6-0 nuk lë shumë dilema për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Londër. Thjeshtë, West Ham United, ka gjasa minimale për të mos thënë s’ka gjasa për të dalë në finale të kësaj gare pas katastrofës së sontme.
Ish sulmuesi i Sevillas, Alvaro Negredo ka shënuar hat-trick në fitoren e ekipit të Manuel Pellegrinit, derisa Yaya Toure me një dhe Edin Dzeko me dy gola, kanë kompletuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ekipi i Sam Allardyce nuk ishte askund gjatë gjithë ndeshjes dhe çekanët londinez nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë aspak të kaltërve të Manchesterit.
Ndeshja e kthimit luhet më 21 janar në Londër, derisa City në finale do të pres fituesin e duelit Sunderland-Manchester United.