HIDHET SHORTI
Përballje interesante në Kupë
2 February, 2015 @18:01
Mbrojtësi i trofeut të Kupës së Kosovës në futboll, Ferronikeli, do të luaj ndaj kampionit aktual të Kosovës, Kosovës së Vushtrrisë, në rrethin e dytë të kësaj gare në futbollin e vendit.
Kështu ka përcaktuar sot shorti i mbajtur në zyret e FFK-së njërën ndër përballjet më interesante të rrethit të dytë, derisa gjithashtu derbi lokal Trepça-Trepça’89 pritet të jetë tejet interesant.
Drenica ndërkaq, ka qenë skuadra më me fat e shortit, pasi që ajo pa pasur kandidat për kundërshtar, është kualifikuar direkt në çerekfinale të Kupës, ku do të pret fituesit e përballjeve të mëposhtme, që pritet të luhen brenda datave 4-5 mars dhe 11-12 mars, varësisht nga orari i përcaktuar nga transmetuesi zyrtar i ndeshjeve të organizuara nga FFK.
ÇIFTET E RRETHIT TË DYTË:
Ferronikeli - Kosova V | |||
Trepça - Trepça'89 | |||
Istogu - Dukagjini | |||
Besa - 2 Korriku | |||
Llapi - Prishtina | |||
Gjilani - Ferizaji | |||
Flamurtari - Drita | |||
Drenica, kualifikohet në çerekfinale |