LIRIA
Përforcimi i Lirisë licencohet nga FFK-ja
7 September, 2018 @13:29
Pas vonesës gati 1 mujore për shkak të procedurave legjislative, më në fund Ibrahim Walidjo, një nga përforcimet e huaja të Lirisë, është i gatshëm për lojë.
Lojtari në fjalë tashmë është licencuar nga FFK-ja dhe ka të drejtë loje që nga ndeshja e ardhshme, të cilën Liria e luan në udhëtim te Flamurtari.
Pas 3 xhirove, Liria ka vetëm 3 pikë të tubuara, ndërsa Walidjo shihet si një lojtar që mund ta ndihmojë skuadrën të arrijë rezultate më të mira në vazhdim të sezonit.