FERONIKELI - VËLLAZNIMI
Përfundim tejet dramatik, Vëllaznimi ende shpreson
12 May, 2018 @18:01
Me një fund tejet dramatik dhe pa fitues u mbyll dueli i sotëm mes dy skuadrave që po luftojnë për t’i ikur barazhit, Feronikelit e Vëllaznimit.
Ndeshja në përgjithësi kaloi me skuadrën vendase më kërkuese, mirëpo rezultati vazhdonte të ishte i bardhë deri në minutën e 3’ të kohës shtesë, moment në të cilin Hamed i vendasve shënoi për 1-0 pas asistimit nga Granit Arifaj. Pasi që ky gol u shënua në minutën e 3’ të kohës shtesë, të gjithë prisnin se ky do të ishte rezultati përfundimtar i duelit, mirëpo ndryshe mendoi Tun Bardhoku i mysafirëve, i cili me një goditje fantastike nga mbi 20 metra shënoi për 1-1 në çastet e fundit të ndeshjes, për t’ia mundësuar skuadrës së tij një pikë tejet të madhe në luftën për t’i ikur barazhit.
Sa i përket rasteve tjera, për t’u veçuar është ai i Granit Arifajt në minutën e 86’ të ndeshjes, lojtar ky që nga afro 2 metra dështoi ta gjente rrjetën e mysafirëve.
Ky rezultat dhe barazimi i Gjilanit ndaj Drenicës bën që Vëllaznimi ta ketë në dorën e tij mundësinë e shpëtimit pa pasur nevojë të luajë në barazh. Në rast se gjakovarët e mposhtin Gjilanin në ndeshjen e fundit sezonale në Gjakovë, Vëllaznimi eviton barazhin, e në anën tjetër, Feronikeli, që duket i shpëtuar pa nevojën e barazhit, në xhiron e fundit luan në udhëtim te Flamurtari.