DUA LIPA
Rast që vjen një herë në jetë
12 May, 2018 @10:37
Këngëtarja Dua Lipa është zyrtarisht artistja që do të këndojë në ceremoninë hapëse të Ligës së Kampionëve më 26 maj.
Ajo është shprehur të jetë e nderuar me këtë rast, që vjen një herë në jetë, ka shkruar uefa.com në artikullin ku njoftohet për 22 vjeçaren e lindur në Londër e me origjinë nga Kosova.
“Planifikoj të bëj një show të paharrueshëm,” ka shtuar ndër të tjera superylli global që ka shitur mbi 2.2 milionë kopje të albumit dhe 17 milionë ‘single’.
Finalja e Ligës së Kampionëve 2017/18 zhvillohet në Kiev të Ukrainës, ndërsa takohen Real Madrid dhe Liverpool. Real Madrid eliminoi Bayern Munchenin në gjysmëfinale, ndërsa Liverpool Romën.
Ndeshja finale e ligës elite europiane që luhet në Olimpiyskiy të Kievit, do të transmetohet në mbi 220 shtete dhe territore përreth botës.