DRITA - TREPÇA'89
Fazliu afron Dritën drejt titullit
11 May, 2018 @18:16
Drita tashmë është një ndeshje larg titullit kampion. Ekipi gjilanas përkundër se ka qenë në disavantazh në fillim të ndeshjes ndaj Trepçës’89, ka arritur të rikthehet në pjesë të dytë dhe të shënojë fitore.
Ka qenë sulmuesi me përvojë Astrit Fazliu, që ka qenë pjesë e dy golave të shënuar në pjesë të dytë, edhe pse i pari u regjistrua si autogol pas përsëritjeve televizive, për t’i dhënë epërsinë ekipit të Bekim Isufit dhe për t’i çuar në delir tifozët e ekipit, të cilët kishin përgatitur koreografi mahnitëse.
Epërsia e Trepçës’89 nga minuta e pestë e ndeshjes përmes Oto Johnit u shkri me dy gola të vendasve, ndërsa më pas, ka qenë Fidan Gërbeshi, që nga penalltia ka vulosur epilogun e takimit.
Tash, Dritës i duhet një pikë në duelin e fundit ndaj Prishtinës si mysafire për t’u shpallë kampione e Kosovës.