ARDA TURAN
16 ndeshje suspendim për Ardën
10 May, 2018 @22:25
I huazuari nga Barcelona te Istanbul Basaksehir, Arda Turan, është suspenduar për 16 ndeshje nga Federata e Futbollit të Turqisë (TFF), për shkak se shtyu, kërcënoi dhe shau gjyqtarin ndihmës të ndeshjes.
Istanbul Basaksehir ishte duke fituar në fundjavë ndaj Sivassporit 1-0, kur këta të fundit barazuan vonë, për 1-1.
Turan, përveç suspendimit ka marrë edhe gjobë prej afro 8 mijë eurove.
“Ai është dënuar me 10 ndeshje për shkak të shtyerjes së gjyqtarit ndihmës, tre ndeshje për sharje të gjyqtarit ndihmës dhe tre ndeshje për shkak të kërcënimit të gjyqtarit ndihmës,” ka bërë të ditur njoftimi i TFF-së.
Arda Turan, 31 vjeç, iu bashkua Istanbul Basaksehirit në janar të këtij viti si huazim 2.5 vjeçar, pasi që nuk arriti të gjejë veten në ekipin e parë të Barcelonës, ku kaloi për 30 milionë euro nga Atletico Madridi.