GUARDIOLA
Synim: 100-shi
10 May, 2018 @8:08
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pasi që ka thyer tre rekorde të Premier Ligës këtë stinor me ekipin e tij duke u bërë kampion, ka bërë të ditur se synon edhe tre pikë tjera, për të përfunduar stinorin me 100 pikë.
“97 pikë, shumë gola, shumë fitore, kjo është ajo që kemi bërë këtë stinor,” ka thënë Guardiola pas ndeshjes, shkruan BBC Sport sot.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
“Ne i duam 100 pikë në fund të stinorit, për të kryer me shije këtë stinor thuajse perfekt për ne në Premier Ligë,” ka shtuar ai.
City këtë stinor përveç që u shpall kampion i Anglisë, ka thyer rekordin e pikëve të fituara për stinor në Premier Ligë (97), rekordin e golave të shënuara në Premier Ligë (105) dhe rekordin e fitoreve për stinor në Premier Ligë (31).
Të gjitha këto shifra mund të shtohen, në xhiron e fundit që City e zhvillon ndaj Southamptonit më 13 maj, kur edhe përfundon stinori në Premier Ligë.
Deri në fund të stinorit ka mbetur edhe një xhiro.