SWANSEA - SOUTHAMPTON
So’ton fiton, WBA bie, Swansea në telashe
8 May, 2018 @23:10
Ish sulmuesi i Napolit, Manolo Gabbiandini, ka vendosur fituesin e ndeshjes së mbetur të xhiros XXXI të Premier Ligës sonte.
Southampton ka dalë fitues nga përballja me Swansean, ndërsa 26 vjeçari ka shënuar golin vendimtar të takimit në minutën e 72-të të ndeshjes.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Fitorja, i jep jetë Southamptonit një xhiro para fundit të stinorit, ndërsa në anën tjetër vulos fatin e WBA-së - duke i shuar gjasat e tyre për shpëtim të stinorit.
Në anën tjetër, Swansea, me humbjen e shënuar sonte si vendas, ka futur veten në telashe të mëdha, pasi që i duhen kombinime rezultatesh në ditët në vijim, për të shpëtuar stinorin.