NGA FEDERATA
Kinder League nis në Prizren
Teksti: FFK
7 May, 2018 @22:27
Në kuadër të projekteve të programit të UEFA-s “Grassroots”, sot, Federata e Futbollit e Kosovës, ka nisur me pilotprojektin “Kinder League”.
Sipas menaxheres së FFK-së për Grassroots, Sanije Krasniqi, ky projekt ka për qëllim që t’i përfshijë sa më shumë ekipe nga klubet dhe shkollat e futbollit në gara për moshën nën 10-vjeç.
Ajo është shprehur tejet e kënaqur me organizimin dhe interesimin për pjesëmarrje në këtë projekt nga klubet dhe shkollat e futbollit, derisa ka paralajmëruar se nga muaji shtator ky projekt do të zgjerohet në tërë vendin.
Në ligën e nisur sot në Prizren janë përfshirë dhjetë ekipe, janë këto: Liria, Ballkani, Winner, Drini i Bardhë, Prizrenspor, Lidhja e Prizrenit, Arasta, Teuta, Albionët dhe Dragash Sport.
FFK-ja me projekte të këtilla po synon që ta zhvillojë sa më shumë futbollin dhe t’i nxisë të rinjtë për të qenë pjesë e futbollit.