AKHISAR - GALATASARAY
Galatasaray triumfon si mysafir, mbetet lider
6 May, 2018 @20:34
Superliga e Turqisë, mbetet liga më interesante në gjithë Evropën për shkak se ende katër skuadra garojnë për titull.
Pas barazimit të së premtes nga Istabul Basaksehir 1-1 me Sivassporin dhe fitores së Fenerbahçes sonte ndaj Bursës, 2-1, fitore ka shënuar edhe Galatasaray, që është lider, duke e mposhtur Akhisarin 1-2 si mysafir.
Garry Rodrigues ka shënuar dy golat e Galatasaryit sonte, që mbetet në krye të klasifikimit me 69 pikë, 3 më shumë sesa Fenerbahçe dhe Basaksehir, e 7 më shumë sesa Besiktas që zhvillon nesër mbrëma ndeshjen e xhiros 32.
Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe dy xhiro dhe matematikisht, secila nga 4 skuadrat kryesuese mund të bëhet kampione.
TOP 4, Superliga turke:
1 | Galatasaray | 69 pikë | 32 ndeshje | |
2 | Fenerbahçe | 66 pikë | 32 ndeshje | |
3 | Istanbul Basaksehir | 66 pikë | 32 ndeshje | |
4 | Besiktas | 62 pikë | 31 ndeshje |
Ndeshjet e mbetura:
1 | Xhiroja e parafundit: | Galatasaray - Yeni Malatya; Osmanli-Besiktas; Antalya-Basaksehir; Karabuk-Fenerbahçe. | ||
2 | Xhiroja e fundit: | Goztepe-Galatasaray; Fenerbahçe-Konya; Basaksehir-Kasimpasa; Besiktas-Sivas |