PRISHTINA - GJILANI
Baftiu e Khalid i japin jetë Prishtinës
6 May, 2018 @18:21
Dukej se po largoheshin nga lufta për titull. Gjilani kishte marrë epërsinë 0-1 përmes Edon Sadriut, që shënoi nga një kundërsulm në pjesë të parë, ndërsa Prishtina ishte shterpe në sulm.
Por, në fund të ndeshjes, ekipi bardhekaltër u mobilizua tërësisht dhe me të gjitha forcat u hodh në sulm.
Ka qenë Blendi Baftiu që në një tentim-krosim shënoi për barazim 1-1 dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, e më pas, në minutën e parafundit Basit Khalid shënoi për fitoren e madhe të Prishtinës.
Fitorja e mban Prishtinën në lojë për titull me tre pikë pas saj, dy xhiro para fundit të stinorit.