PORTUGALI
Dy luftuan, i treti festoi titullin
6 May, 2018 @14:12
Pas barazimit të mbrëmshëm në derbin ndërmjet Sportingut dhe Benficës, Porto është shpallur kampione për stinorin 2017/18 në Portugali.
Benfica dhe Sporting kanë pasur nga 77 pikë, dy xhiro para fundit të stinorit, ndërsa Porto 82.
Barazimi i djeshëm, Benficën dhe Sportingun e ka parë me 78 pikë, nga 33 ndeshje - që ka siguruar titullin kampion për Porton. Porto, sonte zhvillon ndeshjen festive me Feirensen, që nis prej orës 21:15, ndërsa edhe lufta për mbijetesë nuk ka përfunduar ende në Primeira Division të Portugalisë ku 6 ekipe janë në lojë për të rënë.
Moreirense 32 pikë, Desportivo Aves 31, Feirense 30, Vitoria Setubal 29, Paços de Ferreira 29 dhe Estoril i fundit me 26 pikë. Të gjitha skuadrat kanë edhe nga 2 ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund të stinorit.