LIGA E PARË
Prizreni futsall në Superligë
5 May, 2018 @14:49
Klubi i futsallit, Prizreni, do të jetë anëtar i ri i Superligës së Kosovës në futsall.
Ekipi prizrenas, që është dashur të luajë sonte duelin e parafundit të stinorit ndaj AR Katanas nga Gjilani, nuk do ta zhvillojë, pasi që mysafirët kanë paralajmëruar mosudhëtim.
Kështu, ekipit të Prizrenit pritet t’i takojnë tre pikë të radhës në Ligë të Parë të futsallit, ku është lider dhe me këtë, një xhiro para fundit të stinorit do të festojnë titullin e Ligës së Parë, por edhe inkuadrimin në Superligë, të cilën e siguruan javën që shkoi.
Dy xhiro para fundit të stinorit, Prizreni ka 39 pikë, 5 më shumë sesa Malisheva që është e dyta dhe 6 më shumë sesa Bresalci e Fida Com, që janë në vend të tretë dhe të katërt.
Me fitoren në tavolinë sot, Prizreni do të kap kuotën e 42 pikëve, të paaritshme nga ndjekësit për titull, në xhiron e fundit.