STEVEN GERRARD
Sot pritet emërimi
4 May, 2018 @0:14
Futbollisti legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, që tashmë po ushtron zejen e trajnerit, pritet të marrë detyrën e parë të tij serioze.
Skuadra skoceze, Glasgow Rangers, pret që Gerrard të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me ekipin të sot (4 maj 2018), pas bisedimeve të gjata që u bënë gjatë të enjtes (3 maj 2018).
The Guardian ka raportuar se drejtuesit nga Ibrox janë ndarë pozitivisht nga bisedat me ish-lojtarin e reprezentacionit të Anglisë, ndërsa vetë 37 vjeçari Gerrard është thënë se ka qenë i kënaqur për bisedimet që do t’i japin mundësi për ta mbyllur hapësirën e viteve të fundit ndaj rivalit të përbetuar të Rangersit, Celtic.