LIRIA - TREPÇA
89shi triumfon në Prizren
2 May, 2018 @18:04
Trepça’89 ka dalë fituese në përballje me Lirinë në Përparim Thaqi të Prizrenit. Mitrovicasit kanë shënuar fitoren e 12 të stinorit duke fituar 2-0 në Prizren, në një terren që njihet i vështirë për mysafirët.
Ka qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës mitrovicase, Oto John, që ka shënuar për epërsinë e skuadrës në pjesë të parë, ndërsa pak para fundit të ndeshjes Arb Manaj vulosi fituesin e ndeshjes duke shënuar për 2-0.
Raste të mira për Lirinë ka pasur Artur Magani, por shtylla dhe portieri mitrovicas kanë ndalë atë nga goli potencial.
Trepça’89 pret Besën në përballjen e radhës, derisa Liria do të udhëtojë në Gjilan për tu përballur me liderin, Drita.