KF VËLLAZNIMI
Vëllaznimi emëron trajnerin e ri
1 May, 2018 @9:09
Pas barazimit pa gola ndaj Besës në shtëpi, skuadra e Vëllaznimit ka vendosur ta ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm, Arsim Gojanin.
Pak pas largimit të Gojanit, skuadra gjakovare e ka konfirmuar emërimin e trajnerit të ri.
Bëhet fjalë për Gani Sejdiun, ish-trajnerin e shumë skuadrave kosovare, i cili që nga sot do të jetë në krye të skuadrës gjakovare.
Siç dihet, skuadra gjakovare do të jetë në finale të Kupës së Kosovës më 27 maj ndaj Prishtinës, ndërsa gjithashtu Vëllaznimi me shumë gjasa do të duhet të luftojë edhe në barazh me një nga skuadrat e Ligës së Parë, për ta siguruar mbetjen në elitë.