EMRE CAN
Për të rinuar mesfushën e kampionit
30 April, 2018 @16:39
Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Emre Can, pritet të jetë lojtar i Juventusit, kanë bërë të ditur mediat italiane sot.
Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport raportojnë se gjermani i ka thënë “po” Zonjës së Vjetër nga Torino, duke u akorduar për kontratë 5 vjeçare me ekipin bardhezi.
Shifrat tjera të rëndësishme lidhur me kalimin e mundshëm të lojtarit për te bianconerët nuk janë bërë të ditura nga mediat italiane, ndërsa Can 24 vjeç që ka pasur këtë stinor 26 paraqitje në Premier Ligë dhe ka shënuar tre herë për ekipin nga Anfield Road, synohet edhe të rinojë mesfushën e ekipit juventin pasi që Claudio Marchisio (32 vj.) dhe Sami Khedira (31 vj.) kanë kaluar të tridhjetat.
Emre Can kishte ardhur te Liverpool në verë të vitit 2014 për 12 milionë euro nga Bayer Leverkusen.