TREPÇA '89 - FLAMURTARI
Flamurtari me pikë të rëndësishme nga Mitrovica
29 April, 2018 @18:08
Në takimin e zhvilluar sot në Mitrovicë mes Trepçës ‘89 dhe Flamurtarit, fitues nuk pati.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Egzon Krasniqi i mysafirëve, gjuajtja e të cilit u prit nga Manxholli, portieri vendas.
Në vazhdim të ndeshjes, të pranishmit në “Riza Lushta” përsëri nuk e panë ndonjë gol dhe takimi u mbyll me rezultat të bardhë.
Ky rezultat bën që Flamurtari të mbetet akoma në pozitën e 10, e cila dërgon në barazh, kurse për Trepçën ‘89 synimet sezonale kanë përfunduar.