JAVA XXIX
Drita ruajtjen, Prishtina ndjekjen
29 April, 2018 @9:42
Pas dy ndeshjeve të luajtura dje, të cilat dhuruan plot 13 gola, sot zhvillohen katër ndeshjet e tjera të xhiros së XXIX të Superligës së Kosovës në futboll.
Padyshim që vëmendja kryesore ndodhet në Gjilan e në Pejë, ku dy skuadrat pretendente për titull i luajnë ndeshjet e tyre.
Drita e Bekim Isufit sot përballet me Feronikelin, kurse Prishtina në anën tjetër luan me Llapin në Pejë. Siç shihet, asnjëri nga pretendentët për titull nuk ka punë të lehtë, duke bërë që këto ndeshje të priten me interesim mjaft të madh.
Në dy duelet e tjera, Vëllaznimi e pret Besën në Gjakovë, kurse kampioni në fuqi, Trepça ‘89, luan ndaj Flamurtarit në Mitrovicë.
Të gjitha takimet fillojnë në ora 16:00.