DRENICA - VLLAZNIA
Goleadë në Skenderaj, Drenica ngjitet
28 April, 2018 @17:52
Duke zhvilluar një nga paraqitjet më të mira të sezonit, Drenica sot ka shënuar fitore të thellë ndaj Vllaznisë së Pozheranit, të cilën e mposhti me rezultat 6-2.
Edhe pse në mungesë të Taulant Dajakut të lënduar, Drenica shënoi plot 6 herë, ndërsa rrjetën e mysafirëve e ‘tundën’ Denis Peposhi (2), Hysen Tahiri, Dukagjin Gashi, Drilon Osmani dhe Genc Hamiti.
Për mysafirët golat në duelin e sotëm u shënuan nga Ardian Terziu dhe Almedin Murati.
Kjo fitore e ngjit Drenicën në vendin e pestë dhe e afron edhe më tepër te shpëtimi dhe mbetja në elitë pa nevojën e barazhit, kurse Vllaznia mbetet akoma e fundit në elitë.