ANDERSON TALISCA
Roma ‘siguroi’ Taliscën?!
30 April, 2018 @16:05
Mediat italiane dhe ato turke kanë zbardhur ditën me raportin se mefsushori i Besiktasit, që është duke luajtur si huazim nga Benfica në Stamboll, Anderson Talisca, ka arritur marrëveshje për nënshkrimin e tij.
Futbollisti 24 vjeçar që ka kaluar dy stinorët e fundit në Besiktas, duke fituar titullin dy herë ka nxitur drejtorin sportiv të romakëve Monchi, për tu interesuar për të.
Corriere della Sera dhe Fotomaç kanë shkruar se Besiktas nuk do të ketë mundësi financiare për të paguar 21 milionë euro për të blerë 24 vjeçarin, ndërsa përveç Romës, gazeta italiane e ka lidhur edhe interesimin e ekipit të rikthyer në Premier Ligë, Wolverhamton Wanderers, për shkak të lidhjes së jashtëzakonshme që lojtari dhe ekipi që mban kartonin e tij, Benfica, kanë me agjentin e Jorge Mendes.