SALZBURG - MARSEILLE
Finalisti vendoset pas vazhdimeve
3 May, 2018 @23:36
120 minuta i janë dashur Olympique Marseilleit për të siguruar finalen e Europa Ligës sonte.
90 minutat e para të ndeshjes në kohë të rregullt, kaluan tërësisht në të mirë të ekipit të Valon Berishës, Salzburg, që avancoi me 2-0, duke anuluar epërsinë e marsejezëve nga ndeshja e parë dhe për të çuar ndeshjen në vazhdime.
Mirëpo, goli i mbrojtësit portugez, Rolando në minutën e 116-të të ndeshjes i hapi rrugë ekipit të Rudi Garcias për në finalen e Lyonit më 16 maj.
Përndryshe, njeriu që asistoi në dy golat e ndeshjes së parë, Dimitri Payet, ka qenë njeriu që ka asistuar edhe në golin e sontëm të ekipit bregdetar - për në finale.
Berisha në anën tjetër ka qenë motor në mesfushën e austriakëve, por performanca e tij brilante nuk mjaftoi për më shumë.
Marseille në finale të Europa Ligës do të ndeshet me ekipin e Atletico Madridit, që eliminoi Arsenalin.
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) May 3, 2018