GJILANI - DRITA
Pa fitues në derbin e ashpër
2 May, 2018 @18:24
Derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, përkundër atmosferës së ngrohtë në tribuna, ka kaluar ashpër në fushë.
Faulime të ashpra dhe të shumta janë parë në duel, derisa ekipet kanë barazuar 1-1 në fund, për të ndarë pikët.
Ergon Hyseni i dha epërsinë Gjilanit me golin e tij në minutën e 34-të, ndërsa Kastriot Rexha, që është në formë të mirë javëve të fundit, barazoi për Dritën, 1-1, për të shkuar të qetë në pushim.
Në pjesë të dytë, rrjetat nuk u tundën, ndërsa përkundër se ndeshja u luajt me 5 minuta shtesë për shkak të shumë ndërprerjeve, rezultati nuk ndërroi.
Drita mbetet lidere pas kësaj ndeshjeje, ndërsa Gjilani arkëton një pikë shtesë, para duelit ndaj Prishtinës javën që vjen.