GLASGOW RANGERS
Largojnë trajnerin pas disfatës 5-0
1 May, 2018 @14:59
Pas disfatës së thellë në derbin më të madh skocez, Rangers ka larguar nga detyra trajnerin Graeme Murty, bën të ditur BBC Sport sot.
Celtic ka mposhtur 5-0 Rangersin, ndërsa 43 vjeçari Murty kishte ardhur në postin e trajnerit në dhjetor të vitit të kaluar me kontratë deri në fund të stinorit, të cilin nuk e mbijetoi.
Ndihmësit e deritashëm të Murtyt, Jimmy Nicholl dhe Jonatan Johansson do të kujdesen për ekipin deri në fund të stinorit, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje, ka bërë të ditur klubi i Rangersit në njoftimin në faqen zyrtare.
Celtic është bërë kampion me këtë fitore, pasi që ka 10 pikë më shumë se ndjekësi i parë Aberdeen. Rangers është i treti me 65 pikë aktualisht, 13 më pak se Celticu, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të stinorit.