DREJT UEFAs
Drita dhe Prishtina “sigurojnë” garat europiane!
2 May, 2018 @22:04
Tri xhiro pa përfunduar stinori në Superligë dhe pa përfunduar ndeshja finale e Kupës së Kosovës, mund të thuhet që Drita dhe Prishtina do të jenë pjesëmarrëse në garat europiane nga Kosova për stinorin 2018/19!
HUMBJA E LIRISË, SQAROI GJËRAT
Pas humbjes së Lirisë në Prizren sot nga Trepça’89, që ka qenë ndjekësi i vetëm që do të mund të kapte së paku vendin e dytë në Superligë, Drita lidere dhe Prishtina ndjekëse tashmë janë të vetmet që luftojnë për titullin kampion dhe prej pozitës së tretë e mëposhtë, ekipet tjera nuk kanë gjasa as teorike për të arritur në dyshen kryesuese.
U MBETET VETËM LICENSA
Drita dhe Prishtina vetëm se duhet të marrin edhe zyrtarisht licencat për gara të UEFA-së dhe të jenë pjesëmarrëse në kualifikime për Champions dhe Europa League gjatë kësaj vere.
KUSH SHKON NË CHAMPIONS?
E tëra që ka mbetur të dihet është kampioni, që siguron pjesëmarrje në kualifikime për Champions League, ndërsa nënkampioni ose fituesi i Kupës (finalja: Prishtina-Vëllaznimi / pasi që Vëllaznimi nuk licensohet) në Europa League. Pra, Prishtina edhe nëse nuk e fiton Kupën, për shkak të moslicensimit të Vëllaznimit do të sigurojë biletën për Europë si nënkampion. E nëse Prishtina bëhet kampione shkon në Ligë të Kampionëve e Drita si nënkampione shkon në Europa Ligë.
TË TJERËT
Ekipet prej vendit të tretë e mëposhtë, do të mund të luajnë në gara europiane, vetëm nëse Drita e Prishtina nuk marrin licensën për gara të UEFA-së.