ROMA-LIVERPOOL
Pas 11 vitesh në finale
2 May, 2018 @22:31
Liverpool ka eliminuar përfundimisht Romën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të kapur finalen e parë të garës më prestigjioze europiane pas 11 viteve.
Ekipi nga Anfield Road përkundër se u mposht nga Roma 4-2 sonte, me fitoren 5-2 në përballjen e javës së kaluar dhe me rezultat të përgjithshëm, 7-6 ka siguruar biletën për finale, ku do të takohet me Real Madridin, mbrojtësin e titullit, që eliminoi mbrëmë Bayernin.
Sa i përket duelit të sontëm, James Milner (AG), Edin Dzeko dhe Radja Nainggolan (2) shënuan për Romën, kurse Sadio Mane dhe Georgino Wijnaldum për ekipin e Jurgen Kloppit.
Përndryshe, finalja Liverpool - Real Madrid është luajtur edhe në vitin 1981 të Kupës së atëhershme të Kampionëve, ku kishte triumfuar Liverpool me golin e Alan Kennedyt, 1-0.