BRIGHTON-UNITED
Teknologjia ua shpëton stinorin!
5 May, 2018 @8:40
“Do të jetë shumë mirë për klubin dhe ekipin që tash e tutje, në dy ndeshjet e mbetura për të përfunduar stinorin nuk duhët të brengosemi për mbijetesë,” ka thënë Chris Hughton, trajner i Brightonit, ekip ky që mbrëmë duke mposhtur nënkampionin e ri të Premier Ligës, Manchester United, siguroi shpëtimin në elitë.
Goditja me kokë e Pascal Grossit, pas pasimit të Jose Izuqierdos, u largua nga Marcos Rojo, por teknologjia vërtetoi se topi kishte kaluar vijën dhe goli i Brightonit, 1-0 u pranua.
Fundi i stinorit Brightonin pret me ndeshje ndaj Manchester Cityt dhe Liverpoolit, që kryen me ndeshje të mëdha stinorin e parë elit për ekipin që nga viti 1983.
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë, por edhe goli i parë i shënuar ndaj Manchester Unitedit që nga nëntori i vitit 1982 për albionët.