LAMTUMIRA E TOURES
Ndeshja e fundit, të mërkurën
4 May, 2018 @16:33
Pas 7 viteve shërbim dhe tre herë shpalljes kampion, Yaya Toure, në fund të këtij stinori do t’i thotë lamtumirë ekipit të tij, Manchester City.
Pep Guardiola, trajner i ekipit, ka thënë se ndeshja e fundit e Yayas do të jetë të mërkurën kur 34 vjeçari do të paraqitet për herë të fundit me fanellë të ekipit në ndeshje ndaj Brightonit.
Toure ka bërë 229 paraqitje me Cityn në tetë stinorë të kaluara në Etihad, përveç titujve, ai ka fituar edhe FA Kupën dhe dy herë Kupën e Ligës.