PAS DERBIT
Pezullime te Gjilani, gjobë Dritës
5 May, 2018 @14:21
Komisioni Disiplinor (KD) i FFK-së ka dhënë verdiktin lidhur me Procedurat Disiplinore të inicuara nga Komesari i Garave për ndeshjet e xhiros së shkuar.
Drita, është dënuar me 1 mijë e 500 euro të holla, për shkak të, sipas Vendimit (hudhje e gjësendeve në fushë, mjete piroteknike, minuta e 45-të gjuajtje me shufër të metaltë në drejtim të asistent referit).
Në anën tjetër, Gjilanit i janë pezulluar: Agron Korça, përfaqësues zyrtar i klubit dhe Ahmet Qehaja, ekonom.
I pari për manifestim të sjelljeve josportive, fyerje ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes në minutë e 45-të, ndërsa i dyti për fyerje dhe sharje pas përfundimit të ndeshjes drejtuar lojtarëve kundërshtar.
Pezullimi i dyshes zyrtare të Gjilanit do të zgjat deri në vendimin përfundimtar të komisionit, pasi që të ipen edhe deklaratat plotësuese nga personat e cekur.
Derbi i madh gjilanas Gjilani - Drita përfundoi me barazim 1-1.