SIR ALEX FERGUSON
Gjakderdhje në tru, operohet Sir Alex
5 May, 2018 @22:22
Lajm shokues për botën e sportit!
Ish-trajneri i Manchester United dhe një nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit, Sir Alex Ferguson, raportohet të ketë pasur gjakderdhje në tru, gjë që e ka detyruar atë të operohet gjatë ditës së sotme.
Klubi anglez ka njoftuar që operacioni ka kaluar me sukses, mirëpo Sir Alex vazhdon të mbetet në përkujdesje intenzive në spital.
Menjëherë pas këtij lajmi, e gjithë bota e futbollit dhe sportit ka reaguar në rrjetet sociale, duke e përkrahur shërimin e legjendës në fjalë, gjendja e të cilit nuk është ende plotësisht stabile.