DRENICA - FERONIKELI
Barazimi i 17-të i Niklit, Drenica largohet nga barazhi
5 May, 2018 @18:11
Ndeshja hapëse e xhiros së 31-të ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Në minutën e 22-të të ndeshjes, gabimin e mbrojtjes së Feronikelit, nuk arriti ta shfrytëzojë Hysen Tahiri. Më pas, në minutën e 27-të Mendurim Hoti e goditi shtyllën, që ishte rasti më i miri për skuadrën nga Drenasi.
Pjesa e dytë e ndeshjes kaloi më qetë sesa e para, derisa gjatë ndeshjes kishte 7 kartona të verdhë.
Ky ishte barazimi i 17 i stinorit për Feronikelin,që gjendet në pozitën e shtatë, derisa trajneri Sulejman Starova, ende nuk e shijoi fitoren te skuadra.
Drenica aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 46 pikë të grumbulluara.