SULEJMAN STAROVA
I kënaqur nga loja, jo nga barazimi
5 May, 2018 @18:22
Trajneri i Feronikelit, Sulejman Starova, pas ndeshjes deklaroi se është i kënaqur nga loja e skuadrës së tij.
“Bëmë një ndeshje të mirë, kishim mungesa, kishim raste, nuk ishte lehtë të fitojmë sepse kundërshtari ishte i mirë, shpresojmë në dy ndeshjet e mbetura që i kemi të fitojmë, nuk jam i kënaqur nga barazimi, por i kënaqur nga loja”.
Starova, ende nuk e shijoi fitoren me skuadrën e Feronikelit, prej që erdhi në krye të skuadrës, derisa nikli në total i ka 17 barazime sivjet.