SADAT PAJAZITI
Nuk kemi ekip për barazh
5 May, 2018 @18:25
Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa trajneri i Drenicës, Sadat Pajaziti, pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij nuk është në kalibër të barazhit.
“Jam i kënaqur nga ndeshja, kishim raste, por nuk i shfrytëzuam, është e vërtet që po na mungon Taulant Dajaku, por edhe këta lojtarë që luajtën, u futën në fushë për të fituar, nuk kemi ekip për barazh, të kishim bërë disa gjëra më mirë, do të ishim më lartë”.
Drenica aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 46 pikë, derisa në ndeshjen e radhës do të takohet me Gjilanin.