TREPÇA'89-BESA
Kampioni s’fal Besën
6 May, 2018 @18:13
Trepça’89 me nga një gol të shënuar për pjesë dhe duke dominuar në pjesën më të madhe të lojës, thuajse ka shtyer Besën në Ligë të Parë.
Kriza e ekipit pejan, do t’i bëj ata që të mos shpëtojnë nga rënia, derisa 89’shi i Gugash Maganit ka shënuar së pari përmes Oto Johnit nga penalltia, ndërsa pas pushimit, ka qenë maqedonasi Bagasovski që i ka dhënë goditjen përfundimtare pejanëve.
Kampioni aktual i Kosovës, Trepça’89, mbetet në vend të tretë të klasifikimit, pa gjas për të mbrojtur titullin.
Në dy ndeshjet e fundit, Trepça’89, do të jetë mysafire e liderit, Drita dhe do të pres Vllazninë e rrëzuar në Ligë të Parë.
Besa ndërkaq, i shkon Vllaznisë dhe pret Llapin.