VËLLAZNIMI - LLAPI
Vëllaznimi tenton shpëtimin direkt
6 May, 2018 @18:44
Dy gola të shënuara në pjesë të parë, pas një loje të mirë të treguar, kanë bërë që Vëllaznimi t’i afrohet edhe më vendit të tetë në Superligë, që u garanton Superligën edhe për një stinor pa barazh.
Gjakovarët nën drejtimin e Gani Sejdiut kanë shënuar fitoren e dytë me radhë, ndërsa golat e ardhur në pjesë të parë u shënuan nga Dardan Rogova dhe Lorik Rudi.
Në pjesë të dytë, lojë thuajse nuk kishte, dhe nuk u pa asnjë rast që ia vlen të përmendet, për tu përmbyllur ndeshja me 2-0.
Vëllaznimi ka vetëm dy pikë më pak se Gjilani e Feronikeli tash, ndërsa Llapi është në pjesë të epërme, i qetë.
i:
Vëllaznimi: Muhaxhiri, Krasniqi, Mazrekaj, Syla, Bardhoku, Bajrami, Qorri, Dushi, Rugova, Vula, Gashi. Kryetrajner: Gani Sejdiu Llapi: Ademi, Blakçori, Kadriu, Turhani, Sinani, Namani, Shabani, Begolli, Zhdrella, B. Emini, Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina Gjyqtarë: A.Shala, G.Hyseni, E.Bicaj, M.Bejtullahu |