PRANË ANULIMIT
Federata zvicerane “s’lejon” miqësoren Shqipëri-Kosovë
9 May, 2018 @0:05
Federata e Futbollit të Zvicrës, vazhdon t’i shkaktojë pengesa Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pas kundërshtimeve të mëdha në ditën e pranimit të Kosovës në UEFA, së fundi Federata zvicerane nuk ka dhënë leje për zhvillimin e miqësores Shqipëri - Kosovë në Zvicër, më 29 maj.
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së, në një prononcim për KTV-në ka thënë se miqësorja është pranë anulimit pasi që Federata e Futbollit të Zvicrës nuk ka dhënë leje për shkaqe sigurie, juridike e civile.
Në ndërkohë, FFK do të shikojë mundësinë për të aranzhuar një miqësore tjetër në ditët e fundit të majit, data të lira për miqësore nga FIFA.