COUPE DE FRANCE
Les Herbiers ndalet, Parisi kompleton tripletën
9 May, 2018 @0:23
Skuadra që u bë senzacion në Francë e më gjërë, Les Herbiers, më në fund është ndalur.
KALUAN DHJETË RAUNDE
Ekipi i Ligës së Tretë franceze që kaloi dhjetë xhiro të Kupës për të arritur në finale, është mposhtur sonte nga PSG 2-0, ku këta të fundit kompletuan tripletën në Francë nën drejtimin e Unai Emeryt.
KREJT QYTEZA NË STADIUM!
Les Herbiers përndryshe, ka shitur 15 mijë bileta për këtë ndeshje, e vjen nga qyteza me afro 16 mijë banorë, që do të thotë se e tërë qyteza ka qenë në ndeshje!
E te llogaritë financiare të klubeve - më intersantja ka qenë: Buxheti vjetor i Les Herbiers do të mund të paguajë vetëm 16 ditë të kontratës vjetore të Neymarit me Paris St Germainit.
PREJ 217 NË 73772!
Ndeshjen e xhiros së parë të Kupës, Les Herbiers e luajti para 217 vetave në tetor të vitit të kaluar - e misionin në Kupë e përfundoi para 73 mijë e 772 tifozëve në Stade de France.
Sa i përket ndeshjes, golat për Parisin i shënuan Giovani Lo Celso (26’) dhe Edinson Cavani (74’) nga penalltia.
SYNIM MBIJETESA
E ekipi i drejtuar nga Stephane Masala, do t’i kthehet detyrave në Ligë të Tretë, ku duhet të fitojnë patjetër në xhiron e radhës, për të siguruar mbijetesën - në të kundërtën do të jenë pjesë e Ligës së Katërt franceze në stinorin e radhës, ku bën pjesë edhe ekipi rezervë i PSG-së.