VENDIMI I KOMISIONIT
Prishtina dënohet me 1 mijë euro
10 May, 2018 @18:42
Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka dënuar klubin e Prishtinës me 1 mijë euro.
“Hedhje e mjeteve piroteknike nga simpatizuesit e klubit si dhe hyrja e shikuesve në fushë, në minutën e 76-të në rastin e shënimit të golit për të festuar me lojtarët,” - shkruhet të jetë arsyeja për këtë gjobë, në faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtina ka qenë në disavantazh në duelin e xhiros së XXXI ndaj Gjilanit, ndërsa me rastin e barazimit të rezultatit, kishte ardhur te festa e madhe, kur një pjesë e publikut ishte futur në fushë për të përqafuar lojtarët nga gëzimi. Prishtina në fund doli fituese nga takimi, duke e mposhtur Gjilanin, 2-1.
Prishtina ka afat 15 ditësh për pagesën e dënimit të shqiptuar. Në rast pakënaqësie, klubi mund t’i drejtohet në afat prej 8 ditësh Komisionit për Ankesa (KA) të shkallës së dytë, ndërsa Ankesa e ushtruar, nuk e ndalon ekzekutimin e këtij Vendimi.