PARA DERBIT
Mungon ndaj Prishtinës
10 May, 2018 @15:36
Liria nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit të ekipit, Besart Islamaj, në përballje ndaj Prishtinës, që zhvillohet të shtunën në Përparim Thaqi të Prizrenit.
Njoftimin e ka bërë të ditur klubi bardhezi nga Prizreni pak më parë, duke cekur se Islamaj është i suspenduar për këtë ndeshje për shkak të numrit të kartonëve të verdhë.
Prishtina do të kërkojë fitore në Prizren, pasi që po ndjek Dritën në krye të klasifikimit, kur kanë mbetur edhe 2 xhiro drejt fundit të stinorit.
Në anën tjetër, Liria ka një ndeshje pa presion, por rivaliteti i madh me ekipin bardhekaltër pritet të çojë ndeshjen në derbi të vërtetë.