LICENSIMI
Ekipet e licensuara për garat ndërkombëtare
11 May, 2018 @11:24
Pas konferencës së sotme për shtyp, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për klubet që kanë arritur të përmbushin të gjitha kriteret e licensimit për garat evropiane.
Drita, Gjilani, Prishtina, Liria, Trepça ’89 e Llapi janë skuadrat që kanë arritur të licensohen, derisa janë refuzuar Drenica, Flamurtari, Feronikeli dhe Vëllaznimi.
Siç dihet, dy skuadrat që do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropë në sezonin e ardhshëm do të jenë Drita e Prishtina, pavarësisht çfarë ndodhë në garën për titull apo në Kupë, pasi që në njërën anë këto dy skuadrat i kanë siguruar dy vendet e para, e në anën tjetër Vëllaznimi, kundërshtari i Prishtinës në finale të Kupës, nuk ka arritur të licensohet.
Gjatë javëve të ardhshme pritet të kuptohet se cila prej Dritës e Prishtinës do të luajë në Europa League, e cila në Champions League.