STËRVITJET
Përfundon dita e parë në Francë
7 June, 2016 @9:29
Pas udhëtimeve, me aeroplan drejt Francës dhe me autobus drejt hotelit, kuqezinjtë në mesditën e djeshme arritën në Francë.
Kuqezinjtë kanë përfunduar ditën e parë të stërvitjeve në rezidencën e tyre të re, ku do të qëndrojnë gjatë EURO 2016.
Migjen Basha i buzëqeshur, Gianni De Biasi me seriozitet duke i shikuar lojtarët një nga një dhe ndonjë shaka aty-këtu, Lorik Cana si lider edhe në stërvitje, ku dominuan fotografitë e mbrojtësve kuqezi - janë vetëm disa nga pamjet.
Shqipëria do të shënojë historinë e vendit me debutimin në Kampionatin Europian “Franca 2016” ku më 11 qershor 2016 luan ndaj Zvicrës në ora 15 në përballjen e parë të EUROs dhe të dytën e Grupit A.
Deri tash, gjithçka është duke shkuar mirë në kampin kuqezi. Asnjë lëndim apo anomali tjetër e raportuar.