AITOR KARANKA
Përfundon epoka e Karankës te M’boro
16 March, 2017 @12:18
Skuadra që këtë stinor u promovua në Premier Ligë, Middlesbrough, ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin spanjoll, Aitor Karanka.
“Pas diskutimeve të dyja palët kanë arritur në ujdi që në interes të klubit është të ndërpritet marrëveshja,” ka thënë njoftimi zyrtar i Middlesbroughs.
Ndërsa vetë spanjoll është falenderuar për mundësinë dhe i ka dëshiruar suksese ekipit në të ardhmen.
“Dëshiroj t’i falenderoj Middlesbrough-së për mundësinë e mrekullueshme dhe të gjithëve me të cilët kam punuar në klub. Gjithashtu i falenderoj edhe tifozët e ekipit. Ky klub ka gjithmonë një vend të veçantë te unë personalisht dhe i dëshiroj çdonjërit suksese që është i lidhur me klubin e Middlesborughsë,” ka thënë Karanka.
Vendin e Karankës do ta zë ndihmësi i deritashëm, Steve Agnew, ndërsa ekipi është aktualisht i parafundit në klasifikim me 22 pikë nga 27 ndeshje të zhvilluara.