ITALIA
Përfundon EURO 2020 për Spinazzolan
3 July, 2021 @18:34
Njëri ndër lojtarët më të mirë deri më tani në Italia, Leonardo Spinazzola, ka përfunduar Kampionatin Evropian EURO 2020 për shkak të lëndimit.
Spinazzola dje në ndeshjen kundër Belgjikës, e lëndoi ligamentin e akilit, derisa rikthimi i tij do të jetë brenda 5-6 muajve.
Italia e mposhti Belgjikën me rezultat 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të përballt me Spanjën.